Karim Adeyemi ka pranuar gjithçka rreth të së dashurës së tij, Loredana, përfshirë dhe vullnetin e saj për të përkrahur miqtë dhe familjen.
Futbollisti gjerman, prej kur ka nisur lidhjen me reperen shqiptare, nuk ka hezituar të promovonte vlerat shqiptare dhe të praktikonte “ritet” e Loredanës.
Karshi muzikës dhe ushqimeve shqiptare, Adeyemi po investohet edhe në kinematografinë shqip.
Kjo akoma më shumë kur protagonistë janë Noizy dhe Blerim Destani, të dy miq të Loredanës.
Adeyemi ka shpërndarë në Instagram një pjesë të filmit të dyshes dhe ka vendosur disa “emoji” kurorash në postim./