Qershitë e përfshira në dietë kontribuojnë në uljen e peshës trupore, dhe në të njëjtën kohë pastrojnë trupin nga toksinat e grumbulluara në dimër,
Qershitë e shijshme tashmë janë vërtetuar se kanë një rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe veshkave.
Kjo është arsyeja pse ato janë shumë të dobishme për njerëzit që kanë probleme me këto organe.
Përveç kësaj, ato janë të dobishme edhe për sistemin imunitar, sepse përmbajnë karotinë, pepsinë, antioksidantë, vitamina C, B1, B2, etj.
Ato kanë një efekt vazodilatues në enët e gjakut, janë të pasura me hekur dhe kjo i bën ato veçanërisht të dobishme për njerëzit me anemi dhe mungesë hekuri në gjak.
Përveç kësaj, nëse i përfshini më shpesh në menynë tuaj, qershitë mund të përshpejtojnë metabolizmin dhe të ndihmojnë në procesin e zbërthimit të yndyrave, e kështu në uljen e peshës trupore.