Edon Zhegrova ka realizuar një gol të mrekullueshëm për Baselin në kuadër të Superligës së Zvicrës, në ndeshjen me Zurichun.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar gol të bukur me skuadrën e tij, FC Basel.
Zhegrovës iu deshën vetëm 7 minuta në fushën e lojës për të shënuar, pasi u inkuadrua në minutën e 73-të në vend të Kevin Buas.
Anësori kosovar ka pasur shumë pak hapësirë për Baselin, klubin në të cilin është i huazuar deri në verën e 2020-es, duke i bërë vetëm katër paraqitje si titullar dhe shtatë si zëvendësues. Në takimin e sotëm, mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka asistoi dy herë, duke bërë një paraqitje të mirë.