Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edita Sopjani, tashmë po shijon ditët e fundit të shtatzanisë, shkruan Infoline News.
Ajo verën që lamë pas e kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, meqë rast edhe la pas karrierën e saj për t’u zhvendosur në Gjermani pranë bashkëshortit.
E të lumtur të dy, shfaqen në fotosesionin e ri, ku Edita sjell pamje mahnitëse me barkun e rrumbullakosur, teksa njofton se gjinia e bebit është djalë.
Si duket, kjo pritje e ëmbël e ka zbukuruar edhe më shumë këngëtaren, e cila e veshur në të bardhë duket si një engjull.