Orinda Huta ka shumë vite që është pjesë e botës së artit dhe medias në vendin tonë por mesa duket kryeministri Edi Rama nuk e njeh.
Ajo ka moderuar eventin e organizuar në Thumën për dhurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019.
Në një moment gjatë këtij evenimenti prezantoi edhe kreun e qeverisë para se ai të dilte e të mbante fjalën.
Por, siç duket nuk e dinte se kush ishte personi që e ftoi të ngjitej në podium. Teksa nisi fjalën e tij, ai iu referua moderatores si ‘ajo vajza’.
“Përderisa vajza që më prezantoi përmendi edhe fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj dua të përfitoj të nënvizoj se pavarësisht se unë jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe nuk jam as hoxha as prift, nuk më vjen mirë kur ngatërrojnë gjëra që nuk duhen ngatërruar.”- tha ai.