Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka vlerësuar si shumë të rrezikshme deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ëndrra e tij është që komunat e jugut të Serbisë Presheva, Bujanovci e Medvegja të i bashkohen Kosovës.
Thaçi nuk ëndrron ai llomotit, krimineli i padënuar i luftës çdoherë ëndrron për të përsëritur krimet e veta. Nëse ato i ka ëndërr atëherë e pret një zgjim mizor ka theksuar Vulin, që njihet me deklarata fyese si për Kosovën po ashtu edhe për politikanët e saj kryesor.
Kështu ai ka komentuar deklaratën e bërë mbrëmë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi pë bashkimin e luginës me Kosovën të deklaruar në një emision televiziv të Kosovës, me këtë rast siç e quan Vulin presidenti i shtetit të rrejshëm sheh endrra të rrezikshme.
Thaçi në pyetjen e shtruar rreth idesë që kishte thënë më herët Thaçi për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën tha ai ëndrrën këtë pa “ rrezikimin e integritetit territorial të Kosovës” shkruan “Novosti”.
Nuk është hera e parë që Vulin komenton deklaratat e ndryshme të liderëve dhe politikanëve të Kosovës, duke adresuar fyer si për popullin shqiptar po ashtu edhe për politikanët edhe Kosovën.