Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Palamentin Europian, Viola Von Cramon ka thënë se shpreson që BE’ja t’i liberalizojë vizat pas heqjes së taksës, por nuk ka deklaruar asgjë të konfirmuar, ani pse kjo ishte kërkesë e këtij unioni.
Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pas vendosjes së taksës 100 përqind nga Qeveria Haradinaj.
Kryeministri në Detyrë Albin Kurti, pati si kusht për BE’në që tarifat largohen, nëse kosovarët fitojnë liberalizimin e vizave.
Shefi i ekzekutivit dje edhe zyrtarisht vendosi masat e reciprocitetit, të cilat filluan të aplikohen prej sot, duke larguar plotësisht taksën 100 përqind.
Pas kësaj, ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamenti Evropian, Viola Von Cramon, e cila po shpreson që Këshilli i Bashkimit Europian do t’a marrë parasysh vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave, që t’a jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Eurodeputetja përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se vendimi i kryeministrit në detyrë për heqjen e tarifave është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik në rajoj.
“Urime qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e tarifave. Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe për bashkëpunim politik në rajon. Shpresoj që do të vlerësohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave”, ka shkruar Von Cramon.
Kujtojmë se SHBA në anën tjetër, ka kërkuar heqjen e plotë të taksës, pa kushte dhe pa masa reciprociteti, në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në tavolinën e dialogut./metro/