Edhe një infermiere e Klinikës Infektive është prekur nga koronavirusi.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate nga QKUK, në të cilën theksohet se numri i përgjithshëm i personelit mjekësor në këtë klinikë që është prekur nga koronavirusi ka arritur në 5, shkruan lajmi.net.
Siç ka bërë të ditur QKUK, të gjitha të prekurat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi nga QKUK:
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke quar në 5 numrin e të infektuarve.
5 infermieret e infektuara me Covid -19, janë në gjendje të mire shëndetësore.
Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.