Qeveria kërkon hapjen e kufijve ajrorë të Kosovës brenda dhjetë ditësh
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka kërkuar që hapja e kufijve ajrorë të Kosovës të mundësohet brenda dhjetë ditësh.
Këtë e ka bërë në një takim koordinues të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale për fillimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
“Ministri Abrashi kërkoi nga të gjitha institucionet relevante që sa më shpejt të përmbushen të gjitha kushtet, të bazuara në udhëzimet që dalin nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit Civil (EASA), Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) dhe Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mënyrë që hapja e kufijve ajror të mundësohet brenda 10 ditësh”, thuhet në njoftimin e MI-së për takimin e organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.