Komuna e Skenderajt ka shënuar dy raste të para të vdekjes nga COVID-19.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë vdekur dy persona.
LEXO EDHE:
Përfundon edhe intervistimi i sotëm i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër sërish
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me keqardhje ju njoftoj se në komunën tonë kemi dy vdekje nga COVID-19.Viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.
Ngushëllime familjes Aruqi e Rushiti dhe miqëve të këtyre familjeve.
Qytetarë të nderuar, uroj që të mos kemi më viktima nga ky virus, kurse të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë.
Rreziku është ende evident, virusi mund të na marrë jetët tona, andaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi masave preventive. Mbani maskat dhe distancën mes individëve!
Pa panik, por me kujdes të shtuar!