Janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e të prekurve me këtë virus në virus në 823, transmeton Infoline-News.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.
“Sot më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.