E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve. Ky është një nga 4 rastet e rralla në botë dhe i pari ka ndodhur në Itali. Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në Romë, falë vendosmërisë së të resë dhe punës së përbashkët të specialistëve të Spitalit Pediatrik Bambino Gesù, të cilët e kanë ndihmuar që në fëmijëri për shkak të sëmundjes së rëndë kongjenitale të zemrës dhe Spitalit Universitar Gemelli, ku u krye operacioni cezarian.
Siç raportojnë mediat e huaja, shëndeti i nënës së dy fëmijëve djalë dhe vajzë po ecin mirë, ndërsa mediat italiane kanë përcjellë emocionet e saj.
“E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm.”
Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes. Pas vetëm dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesù, nëna dhe fëmijët mundën të ktheheshin në shtëpi.