Meghan Markle ka shpërndarë foto të reja të fëmijëve të saj, duke treguar momente familjare nga shtëpia e tyre në Montecito.
Dukesha e Sussex postoi foto në Instagram të djalit të saj Princ Archie dhe vajzës Princeshë Lilibet, të cilët po kalonin kohë në oborrin e shtëpisë së tyre luksoze në Kaliforni.
Fotot tregojnë dy të vegjlit duke mbledhur lule që Meghan kishte mbjellur në kopsht, duke u kujdesur që të mbanin të fshehur fytyrat e fëmijëve.
“Një nga ato të diela… me shpirtrat e mi të vegjël”, ka shkruar Meghan krahas fotove që ka ndarë me 2.8 milionë ndjekësit e saj.
