Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa kjo e fundit e refuzoi.
Ndonëse nuk pati asnjë reagim nga askush, kjo ishte e vërtetë dhe arsyen se përse Heidi e refuzoi ofertën e kërkoi live sot në ‘Top Arena’, ku Heidi ishte e ftuar.
“Pse ti e refuzove… se këtu më mbytëm mediat atëherë…’Heidi i thotë jo Manushit’ titujt, u kënaq gjithë dynjaja” – u shpreh Manushi.
“Unë e vlerësoj shumë, por erdhi shumë shpejt oferta. Kisha nevoje të qartësohesha sepse mua jeta pas kësaj eksperience më ka ndryshuar 3 herë. Jeta në Itali, 5 muaj në Big dhe pastaj një jetë komplet tjetër jashtë.
Kisha nevojë të merrja kohën time, pastaj kemi ca projekte të tjera unë me Romeon. Unë i bëj gjërat me qejf, jo për diçka tjetër dhe ndaj më duhej kohë. Nuk isha gati.” – ka thënë Heidi.