E quan ish-burri i Bora Zemanit, Vin Veli i reagon Antonelës kështu
E angazhuar prej javësh në televizion si prezantuese në Top Arena, Antonela ka krijuar situata interesante me të ftuarit. Së fundmi disa nga të ftuarit kanë qenë avokati Spartak Ngjela dhe Dj Vin Veli.
Gjatë intervistës së Antonelës me Ngjelën ajo i ka thënë se ai ka komplimentuar Bora Zemanin por asnjëherë atë.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
“Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, i bën gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fíksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…”- ka thënë Antonela.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Situata kalon me të qeshura dhe avokati me elegancë i thotë se Alesias i ka bërë por asaj akoma, dhe e komplimenton për buzëqeshjen e saj. Por pas kësaj fjalën e mori Vin Veli, i cili i reagoi Antonelës duke mohuar se ka qenë burri i Borës pasi ata nuk ishin të martuar. Këtë e bëri duke thënë se veç skuadrës të përbashkët me Ngjelën kanë edhe faktin që nuk janë martuar asnjëherë.