E quajti fallco, Lediana ia mbyll gojën Melisës
Lediana e bëri Melisën të ‘pendohet’ për deklaratën që bëri.
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi, së fundi ishte e ftuar në një intervistë në “Roped with Olsi”, ku foli rreth pjesëmarrjes në emision dhe lidhjen me Andin
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
E pyetur se kush i dukej personi më falso nga konkurrentët e “Përputhen”, ajo përmedi Ledianën. Këtë deklaratë, Lediana nuk e priti mirë dhe vendosi t’i reagojë publikisht, duke e ‘thumbuar’ për viktimizim në program.
“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, ka shkruar ajo.
Por, ajo nuk u ndal me kaq dhe me një postim ironizoi me faktin që Melisa tashmë është bërë këngëtare. Lediana ka kërkuar në Google me titullin “Si të bëhesh këngëtar nga “Përputhen”?”