Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 7 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.