Aktorja Teuta Krasniqi është kthyer plotësisht në fokusin e mediave, sidomos me deklaratat e fundit publike.
Në emisionin e së dielës “The Elite Way” me Elita Rudin dhe Nderim Nezirin, aktorja ka folur në lidhje me shumë gjëra që kanë të bëjnë me punën, lirinë, karrierën dhe familjen.
Ndër të tjera është pyetur edhe nëse i ka penguar që emri i saj është lakuar shpesh në Big Brother VIP Kosova, derisa ish bashkëshorti i saj Blero ishte konkurrent.
Aktorja, ka thënë se nuk i ka penguar dhe se moti është “vaksinuar” rreth këtyre gjërave.