Në platformën e-Kosova janë lansuar katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.
E para, kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar; 2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar; 3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë; 4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë, thuhet në njoftim.
Këto shërbime merren duke ndjekur këta hapa: 1. Hapja e Platformës eKosova; 2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit; 3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”.
Ky shërbim është aktiv për katër komuna, Prishtinë QMF në Ulpianë dhe Bregu i Diellit, Prizren, Lipjan dhe Istog.