“E keni bërë Tean si me qenë ‘Hitler’”/ Revoltohet Dojna Mema
Moderatorja e njohur, Dojna Mema ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.
Njëri nga ndjekësit i ka drejtuar një pyetje në lidhje me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Tean.
“Meqë e ndjek Tean në instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?”, ka pyetur një ndjekës. Dojna zgjedh t’i përgjigjet pikërisht kësaj pyetjeje dhe ka një mesazh për t’i dhënë të gjithëve.
“E keni bërë Tean si me qenë “Hitler”. Nuk ju vijnë të këqijat nga Teas jo, shihni përreth se ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jettoni dhe lini të tjerët të jetojnë”, i është përgjigjur Dojna.