Në një diskutim rreth Big Brother dhe famës në podcast-in “Dheze mikrofonin” me Bini Diez, Robert Berisha vlerësoi eksperiencën e mirë në “Ferma VIP” dhe përzgjedhjen e emrave që do ta shoqëronin në rrugëtim. Ai u shpreh se nuk ka vlerë nëse personazhet vërtet të famshëm i bashkojnë me emra që nuk kanë asnjë kontribut.
Gjithashtu, këngëtari foli edhe për fjalët që ka dëgjuar se e ka marrë famën prej ish-gruas, Norës. Roberti pranon se Nora e ka ndihmuar të promovohet në Shqipëri, por emri i tij nuk ishte i panjohur në Kosovë.
Unë në ’92, ’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri s’ka pasur as Youtube, as rrjete sociale, asgjë. Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5 vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri.
Në këtë pikë, Roberti shtoi edhe emra të tjerë që njiheshin në Shqipëri si Gili, Edona Llalloshi, Adelina Ismaili etj, që kanë punuar për të depërtuar në treg ndërkohë që të tjerë, pavarësisht talentit, nuk mundën.
Megjithatë, për përphapjen e famës së tij në tregun shqiptar, ai sërish ia atribuon meritat Norës, edhe pse vetë ka qenë prej vitesh në skenë.
Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falenderoj përjetësisht.