Komisioni Qendror Zgjedhor do të rinumëroj gjithsej 530 vendvotime.
Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se janë 149 vendvotime por shënimi është jo i saktë i subjekteve.
Janë 24 vendovotime me probleme teknike të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, raporton KTV.81 vendvotime ku subjekti nuk ka vota ndërsa kandidatët kanë vota.
89 vendvotime ku kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe
187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë në ora 16.
Gjithashtu kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar edhe Prokurorinë e Policinë, nëse e shohin të arsyeshme që të jenë prezente gjatë rinumërimit.