Egla kishe përplasje me Heidin dhe Romeon, pasi ajo i kishe vënë në televotim kokë më kokë për t’u zgjedhur finalisti i parë, por këtë gjë ata nuk e dinin.
Duke menduar që ky televotim ishte për t’u eliminuar njëri prej tyre, çifti i është kthyer kundër Eglës e Romeo nuk i kishte kursyer ofendimet.
Ndërsa mbrëmë (e shtunë), Romeo u zgjodh finalisti i parë dhe e vërteta e televotimin doli në pah, Romeo u ndje shumë keq për të gjitha gjërat që i kishte thënë Eglës.
Nisur nga sqarimet e Eglës, Romeo e falënderoi dhe i kërkoi ndjesë publike banores për etiketimet e bëra ndaj saj si ‘tradhtare’ dhe ‘e pafytyrë’ duke thënë se ajo vërtetoi që e ka xhan.