Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

9. Juni 2025

Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

9. Juni 2025

Ronaldo pas triumfit në Ligën e Kombeve: Do ta bëja çdo gjë për Portugalinë

9. Juni 2025

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

9. Juni 2025

Bardhi po vjen me një bashkëpunim

9. Juni 2025

Si t’i përballoni temperaturat e larta?

9. Juni 2025

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Fazliut, Kilajt e Smakajt

9. Juni 2025

Dalin pamje tjera nga skenat e videoklipit të Yllit dhe Taynas të këngës “Kitara”

9. Juni 2025

Këngëtarja flet për betejën me kancerin e gjirit: “Kam pasur ditën më të keqe”

9. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»E detyruan ta largojë kollaren kuq e zi – Gjykata Speciale nuk jep asnjë shpjegim për Jakup Krasniqin
Lajme

E detyruan ta largojë kollaren kuq e zi – Gjykata Speciale nuk jep asnjë shpjegim për Jakup Krasniqin

9. Juli 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Sigurimi i Gjykatës Speciale e ka detyruar ish-kryetarin e Kuvendit e Kosovës, Jakup Krasniqi në seancën e së hënës që ta largoja kollaren kuqe e zi para se të hynte në sallë. Kështu tha avokatja e tij, Venkateswari Alagendra. Ajo tha se pyeti gjyqtarin pse ndodhi kjo, por nuk mori një përgjigje.

Një përgjigje/arsyetim se përse kjo gjykata ndërmori këtë veprim ndaj Krasniqit, Insajderi e kërkoi edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Zëdhënësi për media Michael Doyle tha se për këtë çështje momentalisht mund t’i referohemi vetëm asaj se çka u tha gjatë seancës.

Si rrjedhojë, nuk u dha përgjigje nëse ishte kërkesë e gjyqtarëve apo rregull e gjykatës që Krasniqi ta largonte kollaren me motive kombëtare.

“Për momentin, i vetmi informacion publik për këtë temë është ajo që u tha gjatë seancës publike të djeshme në sallën e gjyqit”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së për Insajderin.

Kërkesa për largimin e kollares dhe reagimet që pasuan

Ani pse nuk ishte hera e parë që Jakup Krasniqi po e barte kollaren kuq-e-zi me me motive kombëtare, ai u detyrua që në seancën e së hënës ta largonte kollaren, e pastaj të merrte pjesë.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur avokatja Alagendra.

Ndërkohë, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.

Avokatja gjithashtu tregoi se sigurimi e ka detyruar Krasniqi të heqë kollaren.

Pas kësaj pasuan reagimet e ashpra ndaj Speciales pas veprimit ndaj Krasniqit, reaguan vajza, nipi, avokatë, deputetë e pjesëtarë të OVL-UÇK-së.

Vajza e tij, Gresa Krasniqi duke e përdorur figurën e luftëtarit shqiptar, Mic Sokoli për ta përshkruar situatën e babait të saj.

Mes tjerash shprehet; nga gjoksi mund t’ia zhveshin shqiponjën, por kurrë nga zemra.

“Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonëse mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur! Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!”, shkroi ajo në Facebook.

Edhe deputetja, Ganimete Musliu tha se Gjykatës së themeluar në Kuvendin e Kosovës, po i pengon identiteti shqiptar.

Ajo ka kritikuar institucionet e vendit që nuk po reagojnë ndaj sjelljeve raciste që Specialja po i bën.

“Se kjo gjykatë është politike dihet botërisht por heshtja e institucioneve tona ndaj këtyre sjelljeve raciste është e papranueshme. Bacës Jakup veç munden me ia mar të ligat se ai me shokët e tij të idealit shqiponjën e kanë në zemër, por ku jemi ne si Kuvend e si Qeveri, si parti politike, si Organizata Joqeveritare, ku jemi ne si komb qe nuk ngrihemi në këmbë kur ca “gjyqtarë” të shitur shkelin mbi krenarinë tonë dhe drejtësinë e përbaltin për portofol personal”, shkroi deputetja në Facebook.

Theksojmë se përveç Jakup Krasniqit edhe Nasim Haradinaj e kishte bartur të njëjtën kollare por që nuk i ishte kërkuar ta hiqte.

Mbi 50 dëshmitarë janë dëgjuar për një vit në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale ndaj ish presidentit Thaçi dhe të tjerëve.

Sipas aktakuzës së ZPS-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit e krime lufte, që pretendohet se janë kryer ndërmjet marsit të vitit 1998 e deri në shtator të vitit 1999.

Ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Jakup Krasniqi
Share. Facebook
Previous ArticleGrevë madhështore e punonjësve të gjigantit teknologjik Samsung – kërkojnë rritje page dhe bonuse
Next Article Learta me urimin më të bukur për nënë, fjalë emocionuese

Related Posts

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

9. Juni 2025

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Fazliut, Kilajt e Smakajt

9. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

Read More

Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

Read More

Ronaldo pas triumfit në Ligën e Kombeve: Do ta bëja çdo gjë për Portugalinë

Read More

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.