E dashura e Robert Berishës, Ana Skrel, ka publikuar një sërë imazhesh në ‘InstaStory’ ku shfaqej tejet joshëse dhe tërheqëse.
Në njërin prej imazheve, ajo pozoi me një palë pantallona dhe këmishë të bardhë, derisa bluza e zezë thyente të gjithë kombinimin e saj.
Veshja e saj me një kombinim të thjeshtë vinte në pah linjat e saj të përkryera trupore.
Një imazh tjetër, të cilin e postoi gjithashtu gjatë ditës ishte një ‘selfie’ ku pozoi me qenin e saj.
Ana Skrel nuk është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, megjithatë befason gjithmonë ndjekësit me imazhet që bënë.
Ajo tashmë për një kohë të gjatë thuhet të jetë në një lidhje me moderatorin dhe këngëtarin Robert Berisha.