Xhensila Murtezaj po gjen kohë për veten.
Në mesin e thashethemeve se ajo dhe Bes Kallaku janë në divorc e sipër, këngëtarja e njohur nga Shqipëria nuk po ndal agjendën e saj.
Xhensila ka pasur disa koncerte ditët e fundit në Itali, teksa ka ndarë kohë edhe të pushojë.
“E bardhë si bora” ka qenë përshkrimi mbi disa fotografi mahnitëse të saj në vargmalet Dolomite në Itali.
Se kush gjendet pas kamerës që i ka shkrepur fotografitë e Xhensilës, akoma nuk dihet.