Raporti mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania 3, Sarës dhe Bardhit nuk është më si më parë. Dyshja kanë vendosur të mos flasin më me njëri-tjetrin.
Skenat e transmetuara gjatë prime’it të së shtunës kanë nxjerrë në dritë tensionet e fshehura mes çiftit.
Sara ka shprehur një zhgënjim të thellë, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjëherë mbështetjen e nevojshme nga Bardhi. Ajo tregoi se ndihej veçanërisht e prekur nga komentet e opinionistëve gjatë Prime-it të fundit, një situatë në të cilën priste që Bardhi të qëndronte pranë saj, të mbrojtur dhe të mirëkuptuar