Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 15.
Kjo është bërë e ditur para pak minutave nga Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.
Bëhet e ditur se dy të infektuarit janë dy të fejuar, të cilët kishin ardhur sot nga Londra.
Njëri prej të infektuarve ka vendqëndrimin në fshatin Korishë të Prizrenit, teksa tjetri është nga komuna e Obiliqit.