Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor iu kanë marrur për tre muaj patentë shoferin dy personave në Ferizaj.
Në rastin e parë shoferi A.M ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h.
“Me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka ndalur shoferin A.M (M/MV) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa një ditë më vonë është ndaluar një shofere në fshatin Koshare, për tejkalim shpejtësie në zonën e kufizimit 50 kilometër në orë, i njëjti ka zhvilluar shpejtësi 105 kilometër në orë.
“Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, vazhdon njoftimi.