Dy persona kanë përfunduar në Spitalin e Pejës pasi janë vetaksidentuar me veturë.
Aksidenti ka ndodhur rrugës për në Rugovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, ku pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës janë liruar. Ndërkaq njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes”, tha Gashi.