Këngëtarja e aktorja Selena Gomez dhe kolegu i saj David Henrie ishin në promovimin e komedisë Disney Wizards of Waverly Place në Los Angeles.
Selena erdhi në event e veshur me një fustan të kuq të ngushtë dhe më pas ndjekësit i komentuan se dukej si të ishte shtatzënë, megjithëse më parë ajo kishte deklaruar se nuk mund të lind kurrë.
Selena iu përgjigj atyre dhe tha se vuan nga rritja e baktereve të zorrët (SIBO).
“Kjo më bën të sëmurë. Unë kam SIBO në zorrën e hollë. Nuk më intereson sesi dukem. Nuk kam një trup të tonifikuar dhe ky është fundi i historisë. Dhe jo, nuk jam viktimë, jam thjesht njëri”, ka shkruar Selena.