Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Dani: Muzika shqiptare është degjeneruar

14. Juni 2025

Kryetari i Podujevës shpreh ngushëllime për të riun që vdiq në Gjermani

14. Juni 2025

Alba ‘ndez’ Instagramin me këto imazhe provokuese

14. Juni 2025

I kërkuan foto me Gertën, Loredana publikon mesazhet me ish-banoren

14. Juni 2025

Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”

14. Juni 2025

Lumbardhi më i përmbushur se kurrë, ndan lajmin e bukur

14. Juni 2025

Roza Lati feston ditëlindjen, i dashuri i bën urimin romantik

14. Juni 2025

Nuk ka mëshirë, Oriola ekspozon linjat trupore në bikini

14. Juni 2025

Bebe Rexha përformon në një dasmë, në Kroaci

14. Juni 2025

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Dukagjin Lipa: Vizitorët e huaj janë befasuar me Sunny Hill, Kosova është ndoshta vendi më përparimtar në Ballkan
Showbiz

Dukagjin Lipa: Vizitorët e huaj janë befasuar me Sunny Hill, Kosova është ndoshta vendi më përparimtar në Ballkan

4. August 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, në një intervistë për revistën IQ ka folur për organizimin e festivalit “Sunny Hill”, në Kosovë. Lipa ka thënë se me listën e këngëtarëve që kanë sjellë këtë vit në Kosovë, “Sunny Hill” i konkurron edhe disa prej festivaleve më kryesore në Evropë.

“Me këtë formacion mendoj se po konkurrojmë me disa nga festivalet më të mëdha në Evropë. Jemi shumë krenarë për këtë”, thotë Dukagjin Lipa për IQ, duke pasur parasysh se në Prishtinë këtë vit kanë performuar Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, The Blaze, DJ Snake, Black Coffee, The Martinez Brothers dhe Groove Armada.

Siç shkruan revista IQ, edicioni i sivjetmë i festivalit që u zhvillua në një lokacion të ri, ka tërhequr 35 mijë njerëz çdo ditë dhe ka vendosur një rekord të ri të pjesëmarrjes në Kosovë.

“Kapaciteti i faqes së re është i madh, kështu që ne jemi të përgatitur për vitet në vijim.Ne shpresojmë që vitin e ardhshëm do të kemi 40,000 njerëz dhe do ta rrisim atë për pesë deri në 10 vitet e ardhshme derisa të arrijmë kapacitetin e plotë prej 90,000 të lokacionit.”, ka thënë Lipa.

Dukagjin Lipa ka thënë gjithashtu se festivali “Sunny Hill” po ndihmon edhe për të ndryshuar retorikën për Kosovën, si një vend të shkatërruar nga lufta.

“Sunny Hill po ndihmon për të ndryshuar retorikën për Kosovën si një vend të shkatërruar nga lufta dhe po e tregon atë në një këndvështrim tjetër”, ka thënë Dukagjin Lipa.

Në këtë intervistë për IQ, Dukagjin Lipa ka treguar se ka qenë e vështirë për t’i bindur artstët e kalibrit botëror për të performuar në Kosovë, meqë s’e dinin se çfarë i priste.

“Por vizitorët ndërkombëtarë janë befasuar shumë këndshëm – Kosova është ndoshta vendi më përparimtar në Ballkan dhe rinia në këtë vend është shumë e lezetshme dhe e informuar”, ka thënë Lipa./Express

Dukagjin Lipa
Share. Facebook
Previous ArticleDhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”
Next Article Milot Rashica festoi me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë para tifozëve të Besiktasit

Related Posts

Dani: Muzika shqiptare është degjeneruar

14. Juni 2025

Alba ‘ndez’ Instagramin me këto imazhe provokuese

14. Juni 2025

I kërkuan foto me Gertën, Loredana publikon mesazhet me ish-banoren

14. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Dani: Muzika shqiptare është degjeneruar

Read More

Kryetari i Podujevës shpreh ngushëllime për të riun që vdiq në Gjermani

Read More

Alba ‘ndez’ Instagramin me këto imazhe provokuese

Read More

I kërkuan foto me Gertën, Loredana publikon mesazhet me ish-banoren

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.