Dukagjin Lipa publikon fotografi nga takimi me Vjosa Osmanin në presidencë, befason me fjalët
Organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku edhe falënderoi Osmanin për mikpritjen në këtë takim.
“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë.
Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram.