Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përveç fokusit në muzikë është aktive edhe në fusha tjera.
23 vjeçarja kohë më parë nënshkruajti kontratë me markën e njohur të xhinseve “Pepe Jeans” me të cilën ka lansuar koleksionin e ri.
Dua bëri të ditur këtë përmes fotosesionit të ri që ka publikuar së fundi.
“Dua për Pepe, e lumtur të ju informoj se koleksioni im i dytë me Pepe Jeans është në shitje që nga sot”, ka shkruar Dua.
Ndryshe, në muajin prill Dua publikon albumin e dytë “Future Nostalgia”