Këngëtarja, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me një postim të paharrueshëm në Instagram, pasi ka shfaqur unazën e saj të fejesës dhe një pamje festive.
Ajo pozoi me një kostum të bardhë dhe kapelë të Babadimrit, duke tërhequr vëmendjen për diamantin e saj mahnitës, vlerësuar në 25 mijë funte (30 mijë euro).
Dua, 29 vjeçe, ndau momentet e Krishtlindjeve me fansat, duke shkruar se “krishtlindja ishte e bukur” dhe se kishte gatuar një gjel deti të shijshëm.
Unaza e saj, e vendosur në një shirit ari 18 karat, u vlerësua nga ekspertët si një diamant klasik, me një çmim të mundshëm, 30 mijë euro.
Një burim tha për “The Sun” se Dua dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, janë shumë të lumtur dhe se kanë festuar një Krishtlindje të paharrueshme.