Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Baballarëve. Me këtë rast këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një dedikim për të atin.
Ajo ka publikuar një fotografi krah Dukagjin Lipës, teksa shpreh fjalët më të mira për të.
“Urime ditën e baballarëve. Të dua shumë”, ka shkruar ajo.
Dukagjini është menaxheri dhe krahu i djathtë i artistes me origjinë nga Kosova.