Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është dukur më se tërheqëse me një fustan të shkurtër lëkure ngjyrë të zezë, teksa doli në një takim romantik me të fejuarin e saj Callum Turner në New York, të premten në mbrëmje.
Artistja 29-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar janë parë të buzëqeshur dhe të lumtur teksa dilnin nga restoranti luksoz “Hogsalt”, duke mbajtur një qese me ushqim, pasi kishin marrë nga restoranti pjesën e mbetur me vete, shkruan DailyMail.
Për këtë dalje, Dua kishte zgjedhur një fustan të shkurtër dhe zinxhir, i cili i theksonte linjat elegante të trupit. Ajo i kishte kombinuar veshjen me çizme të zeza lëkure deri në gju me take të larta, që i shtonin edhe më shumë hijeshi figurës së saj.
Dukjen e kishte përmbyllur me një çantë të vogël të zezë dhe flokët e zinj i kishte kapur lart në një topuz të lëmuar.