Dua Lipa është duke shijuar çdo çast që po e afron me fansat.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka kryer me sukses një pjesë të turit të saj “Radical Optimism”.
Tani, radhën e kanë datat e turit në anekënd Evropës.
Artistja do të mbajë koncerte në Spanjë, Francë, Gjermani, Çeki, Holandë, Itali, Belgjikë, Britani dhe Irlandë.