Dua Lipa është përfshirë në një projekt masiv për ndërtimin e një bodrumi të madh në pronën e saj në Hampstead, ku ajo planifikon të ketë një studio muzikore dhe pishinë.
Këngëtarja ka kaluar mbi tri vjet për të bindur këshillin lokal që të miratojë projektin, pasi pati shumë kundërshtime nga banorët për humbjen e hapësirave të gjelbra dhe çështje të tjera të mjedisit
Projekti përfshin gërmimin e mbi 500 tonë dhe, dhe ndërtimin e bodrumit në një thellësi prej gjashtë metrash, që është katër herë më i madh se bodrumi ekzistues, shkruan DailyMail.