Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se është e gatshme të përballet me kritika, pasi i ka dalë në mbrojtje Gazës.
Në deklaratat e fundit, Lipa e quajti gjenocid operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza.
“Djegia e fëmijëve për së gjalli nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për ta ndalë gjenocidin izraelit. Ju lutem tregoni solidaritet me Gazën”, kishte shkruar ajo.
Fituesja e çmimit ‘Grammy’ muajin e kaluar ripostoi hashtagun ‘#AllEyesOnRafah’, i cili u shfaq në trend në ditët pas bombardimeve të Izraelit të qytetit në Gaza.