Edicioni i këtij viti i “Met Gala”-së, si çdo vit, tërhoqi shumë personazhe të famshëm. Midis tyre ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila debutoi në tapetin e kuq me të fejuarin e saj Callum Turner.
Këngëtarja dhe aktori nuk e fshehën dashurinë e tyre para kamerave.
Dua Lipa tregoi edhe unazën e fejesës me këtë rast, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen nën dorashkat e saj të zeza transparente.
Ju kujtojmë se çifti është në lidhje prej pak më shumë se një viti, por zyrtarisht e konfirmuan lidhjen e tyre verën e kaluar.
Aktori britanik ishte më parë në një lidhje me aktoren Vanessa Kirby, ndërsa këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me regjisorin francez Romain Gavras në dhjetor 2023.

Thashethemet për fejesë filluan në dhjetor të vitit të kaluar, kur Dua Lipa u shfaq me një unazë diamanti në një foto në Instagram.