Në një terren mjaft të vështirë në ‘Rexhep Rexhepi’, Drita ka arritur të përmbys Feronikelin për tri pikët e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës. Kampionët në fuqi gjenin veten në disavantazh pas golit të Mendurim Hotit, gol ky që u shënua qysh në minutën e 20’ të takimit.
Drita arriti të reagonte vetëm në minutën e 53’, kur Astrit Fazliu shfrytëzoi mirë asistimin e Erjon Vucaj, për barazimin 1:1.
Përmbysjen e Feronikelit e bëri Kastriot Rexha, kur në minutën e 68’ shfrytëzoi asistimin e Xhevdet Shabanit.
Me këtë fitore, Drita numëron 6 pikë në dy ndeshje, kurse Feronikeli pas pesë ndeshjeve mbetet me pesë pikë.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png