Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.
Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.
Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër, shkruan Top Channel.