David Beckham thuhet se është përballur me Brooklyn Beckham pas tensioneve që përfshin gruan e këtij të fundit, Nicola Peltz, dhe nënën e tij, Victoria Beckham.
Një burim pranë familjes thotë se David e kishte ruajtur durimin, por pas intervistës në kopertinën e Grazia që djali dhe gruaja e tij Nicola Peltz dhanë, duket se nuk ka mundur më.
“Për të qenë i sinqertë, gruaja ime është padyshim prioriteti im i parë dhe nuk dua ta shoh kurrë të mërzitur. Kur njerëzit thonë gjëra qesharake, ne thjesht flasim për to dhe vazhdojmë përpara. Ne e kemi 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit dhe vazhdojmë jetën së bashku”, tha Brooklyn kur u pyet për thashethemet se gruaja e tij dhe mamaja Victoria nuk flasin.
“Ne folëm për të filluar dizajnimin e fustanit dhe më pas kaluan disa ditë dhe nuk më tha më asgjë. Victoria telefonoi mamanë time dhe i tha se atelieja e saj nuk mund t’ia dilte. Kështu, fola me nënën time dhe stilisten time Leslie [Fremar] dhe thashë: ‘Epo, për fat të keq, kjo nuk mund të realizohet, kështu që cili është hapi tjetër?’. Unë kam qenë një fanse e Valentino-s dhe modës së tyre për kaq shumë kohë. Isha vërtet me fat që munda të shkoja në atelie për të provuar fustanin. Kjo është me të vërtetë ajo që ndodhi”.