Marrja në pyetje e presidentit Hashim Thaçit për tri ditë me radhë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, dhe që do vazhdoj edhe më pas, dëshmon faktin se prokuroria ka shumë dëshmi për Thaçin.
Kështu ka vlerësuar analisti politik, Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se dosja për Thaçin është shumë e madhe dhe si e tillë ajo kërkon kohë për tu sqaruar.
LEXO EDHE:
“Nga gjithë kjo mund të themi se akuza ndaj Thaçit është serioze, me presidentin që pritet shumë shpejt t’i konfirmohet aktakuza. Tri ditë marrë në pyetje është rast i rrallë Kjo pritet të pasoj me konfirmim të aktakuzës dhe dhënie dorëheqje nga Thaçi”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.