Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisariat motra e boksierit të vrarë nga Mitrovica, Besar Nimanit.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë e kërkuar nga policia me urdhër arrest, shkruan Insajderi.
“Një 33-vjeçare nga Bielefeldi, e kërkuar nga policia dhe prokuroria me urdhër arrest, është paraqitur në komisariatin e Bielefield mbrëmjen e datës 28.02.2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait po ashtu të arrestuar të ish-boksierit të vrarë”, thuhet në njoftimin e tyre.