Presidentja 46 vjeçare e Hungarisë, Katalin Novak ka njoftuar sot dorëheqjen pas një vale të gjerë zemërimi në vend mbi vendimin e faljes së një burri të përfshirë në një çështje të rëndë abuzimesh seksuale me të mitur.
“Po jap dorëheqjen nga posti,” tha aleatja e kryeministrit Viktor Orban, duke pranuar se kishte bërë “një gabim”.
“I kërkoj ndjesë atyre që kam lënduar, të cilën kanë marrë përshtypjen se nuk kanë mbështetjen time. Unë jam dhe do të mbetem në favor të mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve”, tha Novak.
Ish-ministrja e ‘politikave të familjes’ Novak, u bë gruaja e parë që mban rolin ceremonial të presidentit të Hungarisë, kur e mori në mars 2022.
Por skandali u përhap shpejt per faljen e dhënë prej saj prillin që shkoi gjatë kohës së vizitës së Papës në Budapest, për një nën-drejtor të shtëpisë së fëmijës që mbulonte abuzimet e rënda seksuale të shefit të tij me fëmijët e adoleshentët që strehoheshin në qendër.