Gjykatësi Kenet Roberts është dorëhequr nga regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Arsyeja është për shkak të mungesës së kohës dhe prioriteteve të ndryshme.
Sipas njoftimit të DhSK-së, Roberts kishte njoftuar kryetaren e DhSK-së, Ekaterina Trendafilova më 2 maj 2025.
Kryetarja Trendafilova kishte shprehur mirënjohje për kontributin e gjyqtarit, veçanërisht për hartimin dhe zhvillimin e Rregullores së Procedurave dhe Provave të DhSK-së.
“Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij si koleg i ditur e me përvojë”, kishte thënë Trendafilova.