Boksierët e Kosovës përseri po hasin në probleme për pjesëmarrjën në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës. Donjeta Sadiku është në pritje të vizës nga India, shtet që s’e njeh ende Kosovën si shtet.
Kampionja e Kosovës me medalje edhe në arenën ndërkombëtare i ka vetëm edhe 5 ditë afat për nisjen në Kampionatit Botëror që mbahet në New Delhi.
“Edhe pse Komiteti Olimpik i Indis dhe Federata e Boksit e Indis në bashkepunim me Asociacionin ndërkombetar të Boksit –IBA kan dërguar kerkesën në MPJI për paisjen me visa për ekipen e Kosovës dhe janë duke pritur përgjigje nga Ministria e puneve te jashtme te Indis ,ku në këtë proces është e angazhuar Ministria e Sportit dhe Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.
Edhe pse ditët po afrohen dhe me 13 Mars ekipa e Kosovës është e paraparë të udhetoj,ne jemi duke pritur një përgjigje pozitive .
Kosova në këtë kampionat botëror do të përfaqësohet me boksieren 60kg Donjeta Sadiku ku jemi të bindur qe edhe nga ky kampionat Donjeta do të sjell medalje” thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
Pikërisht India i kishte refuzuar boksieres Sadiku pjesëmarrjen në dy kampionate boterore 2018-2019./I