• Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi

Na Kontaktoni

Popular Posts

Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit

1. April 2023

Luana ka një kërcënim serioz për fansat…

1. April 2023

Rezarta Shkurta do të bëhet mami për herë të dytë…

1. April 2023

“Më dërgo para se jam në spital”, zbulohet se si i mashtronte kosovarët hakeri nga Shqipëria

1. April 2023

Muriqin e lëshojnë nervat, del nga fusha i frustruar për shkak të zëvendësimit

1. April 2023

Ukraina dhe 7 vende të tjera po kërkojnë nga gjigantët e teknologjisë të godasin dezinformimin

1. April 2023

Olta i kërkon Luizit një takim të dielën, kjo është përgjigja e tij

1. April 2023

Sërish tërmet në Turqi

1. April 2023

Elsa Lila flet për herë të parë për arrestimin: 7 policë më përdhunuan shtëpinë, i thoja jam e pafajshme

1. April 2023

Gjenden dy vajzat nga Shkupi

1. April 2023
Facebook Twitter Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
Infoline NewsInfoline News
Ballina Donjeta Sadiku mbetet pa Botëror, India ia lëshoi vizën por vuri kushte që ishin të papranueshme
Sport

Donjeta Sadiku mbetet pa Botëror, India ia lëshoi vizën por vuri kushte që ishin të papranueshme

14. March 20232 Mins Read
Share
Facebook

Donjeta Sadiku ka mbetur përfundimisht pa pjesëmarrje në Kampionat Botëror.

Boksieres kosovare iu shua një ëndërr pasi synonte të fitonte medalje në këtë garë prestigjioze.

Boksieria nga Gollaku u pajis me vizë nga India vetëm dje pasdite, por që kjo ishte e pamjaftueshme për faktin se Qeveria indiane vendosi kushte të papranueshme.


Siç njofton Federata e Boksit të Kosovës për “Gazetën Express”, indianët i lëshuan vizat dje, por me kushtin që nuk u pranua nga pala kosovare, e cila u konsultua dhe u koordinua me autoritetet kosovare.

Më saktësisht, boksieres më të mirë kosovare iu vu kusht që të paraqitej në Botërorin e Indisë pa simbole shtetërore dhe, nëse eventualisht e fiton ndonjë medalje, të mos e ketë mundësinë ta dëgjojë dhe shijojë himnin shtetëror e as të mos shfaqet flamuri apo simbolet tjera.

Pra, këto kushte ishin të papranueshme pasi Donjeta synonte të garonte pa kushte, njëjtë si shtetet tjera të botës në Botërorin që do të fillojë të mërkurën.

Me këtë rast, Donjeta mbeti e shkatërruar pasi kjo është hera e tretë që s’po mundet të marrë pjesë në Botërorët që po mbahen në shtetin indian.

Në dy herët e para nuk ia doli të pajisej me vizë, ndërsa në herën e tretë indianët lëshuan pe pjesërisht, po jo mjaftueshëm.

Padrejtësitë ndaj sportistëve kosovarë vazhdojnë të jenë prezente, përkundër faktit se shteti ynë është i pavarur qe 15 vjet.

Donjeta Sadiku kishte potencial t’i sillte Kosovës medalje nga Botërori i boksit pasi në Botërorin dhe në Evropianin e fundit ajo kishte fituar medalje të bronzta.

Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do të ankohet në Indinë për kushtet dhe pabarazinë që e shfaqi, duke e lënë jashtë një garuese që kishte ushtruar gjatë dhe kishte derdhur shumë djersë për të marrë pjesë në garën më të madhe të boksit. 

33
Donjeta Sadiku
Share. Facebook

Related Posts

Muriqin e lëshojnë nervat, del nga fusha i frustruar për shkak të zëvendësimit

1. April 2023

Joshua përballet sonte me Franklin në Londër – gjithçka që duhet të dini për këtë meç

1. April 2023

Futbollisti shqiptar 10 mijë euro për Luizin e Big Brother?

30. March 2023

Comments are closed.

Të Fundit

Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit

Luana ka një kërcënim serioz për fansat…

Rezarta Shkurta do të bëhet mami për herë të dytë…

“Më dërgo para se jam në spital”, zbulohet se si i mashtronte kosovarët hakeri nga Shqipëria

Infoline News është portal i pavarur i lajmeve nga vendi , rajoni dhe bota me fokus në showbiz.
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Sh.p.k ”Infoline digital marketing”.

Email: [email protected]
Adresa: Prishtinë

 

Facebook Instagram
© 2023 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.